Goditje eksponentëve të krimit/ Shqipëria kërkon marrëveshje ekstradimi me Dubain

schedule11:37 - 21 Shtator, 2023

schedule 11:37 - 21 Shtator, 2023

TIRANË- Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Ministrisë së Jashtme tre drafte për të iniciuar me Dubain marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, transferimin e të dënuarve dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën penale.

Në këtë mënyrë, tentohet të zgjidhet çështja e ekstradimeve në Dubai, ku kohët e fundit është hasur në vështirësi kryesisht nga SPAK që të ekstradojë eksponentë të krimit nga Emiratet e Bashkuara drejt vendit tonë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!