Gazetari Rid Berisha i ftuar ‘Ballkan Update’ tha se shqiptarët nuk duhet të influencohen nga përpjekjet e Berishës për t’i manipuluar. Sipas gazetarit, është nëj goditje e rëndë për Berishën dhe kampin e vet si dhe qëndrimin e liderit opozitar e cilëson të papjekur.
“Paraqet një goditje të Berishës dhe kampit të vet, është një goditje e madhe për politikën e Berishës. Është një përpjekje e papjekur politikë, i zakonshëm për Berishën, është i papjekur edhe qëndrimi i tij për goditjen e SPAK. SPAK ka për qëllim të merret me politikanët dhe shkeljet e tyre. E ka të paqartë sesi në 2025 Berisha vijon krizat e modelit të kaluar ndaj SPAK që është një institucion ligjor ku në Kosovë shihet si shpëtim për reformat.
Shqiptarët nuk do të influencohen nga përpjekja e Berishës që të manipulojë shqiptarët duke u ofruar një kontratë lobimi marramendës vetëm që të zbarkojë Berisha në Washington. Berisha duhet të ishte transparent deri në fund dhe do të duhet ta dëshmonte përpara SPAK-ut dhe tu komunikohet një kontratë me shifra të tmerrshme, është e rëndë.”
/ abcnews.al

