Goditje e dyfishtë në merkato, Juventus gati të paguajë “qindarka” për dyshen e Manchester United

schedule10:55 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 10:55 - 5 Dhjetor, 2023

Juventus ka monitoruar për një kohë të gjatë sulmuesin anësor anglez të Manchester United, Jadon Sancho.

Megjithatë, tashmë është shutar edhe një emër tjetër në listën e klubit italiam përsëri nga United, mesfushori holandez Van de Beek. Sipas informacioneve britanike, klubi anglez po shqyrton mundësinë e shitjes së të dy lojtarëve për një shifër rreth 30 milionë euro.

Sancho, i cili u transferua te Manchester United në verën e vitit 2021 për një shifër rekord, është përballur me sfida për t’u përshtatur me futbollin anglez, por tani është përjashtuar nga trajneri Erik Ten Hag që nuk e llogarit më në skuadër, dhe Juventus po mundohet ta shfrytëzojë këtë rast.

Nga ana tjetër, holandezi Van de Beek, ka pasur kohë të kufizuar në fushqë që nga ardhja e tij në Manchester në vitin 2020. Kështu, Juventus thuhet se do të tentojë transferimin e të dy lojtarëve për një shifër tepër të ulët në treg, pra 30 milionë euro, dhe tentativa pritet të bëhet që në muajin janar, atëherë kur hapet edhe merkatoja dimërore./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!