Me eksperiencën e tij është padyshim një vlerë e shtuar për “Nëndetësen Blu”.
Dinamo City ka prezantuar këtë të martë transferimin më të ri, e ndoshta të fundit për këtë sesion merkatoje, mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji, i cili pritet të ketë një rol kyç te 18 herë kampionët e Shqipërisë.
Anësori i mbrojtës vjen me një “bagazh” të madh te “Blutë”, me “legjionarin” që ka luajtur te një sërë skuadrash të njohura në Evropë, si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entella e Honved, teksa së fundmi ishte pjesë e rumunëve të Voluntari. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i “Nëndetëses Blu”: