Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditja e trafikut të drogës në Tiranë/ Lihen në burg 14 persona, një tjetër në arrest shtëpiak

schedule10:55 - 24 Prill, 2026

schedule 10:55 - 24 Prill, 2026

Gjykata e Tiranës la në burg 14 nga 15 personat e arrestuar, në kuadër të një grupi që shiste lëndë narkotike.

Gjykata liroi nga qelia me masën “arrest shtëpie” vetëm Ilir Barutin, për shkak të moshës si dhe problemeve shëndetësore.

Në “arrest me burg” u lanë  Arsen Shahollari, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond  Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.



Pavarësisht se avokatët kërkuan masë më të butë sigurie për ta, nuk u mor parasysh nga ana e gjykatës pasi shumica e tyre u kapën në kushtet e flagrancës me sasi lëndësh narkotike.

Arrestimi i tyre u krye nga policia me urdhër të prokurorisë së kryeqytetit, për shitje të lëndë narkotike të llojeve te ndryshme në disa zona të Tiranës.

Në total gjykata penale firmosi 31 masa sigurie, por vetëm 15 prej tyre u ekzekutuar, 16 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!