Ishte një arritje që kërkohej prej kohësh nga ai.
Cristiano Ronaldo na rikujtoi edhe një herë që është pjesë e “yjeve” më të shndritshëm të futbollit, me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, që ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës përballë Kroacisë, duke shënuar golin e 900-të në karrierën e tij.
Një asistim perfekt i Nuno Mendes është kapur mjaft mirë nga “ylli” portugez, i cili me një goditje perfekte brenda zonës dërgon topin në rrjetë, duke shpërthyer menjëherë në lot, pas shënimit të arritjes jubilare.
Ndërkaq, kujtojmë se Portugalia dhe Kroacia po ndeshen në kuadër të javës së parë të UEFA Nations League, me ndeshjen që momentalisht është fikuar në rezultatin 2-0, pas golave të Diogo Dalot e Cristiano Ronaldo. /i.m /abcnews.al