Goditja e parë e Kastriotit, një fantazist brazilian zbarkon në Krujë

schedule21:36 - 13 Gusht, 2020

schedule 21:36 - 13 Gusht, 2020

Kastrioti dominoi grupi A të Kategorisë së Parë në sezonin e fundit dhe u rikthye sërish në Superiore. Drejtuesit e klubit krutan, e kanë të qartë se nevojitet një merkato cilësore për të bërë të mundur qëndrimin mes më të mirëve dhe sot kanë prezantuar një brazilian.

Quhet Agnaldo Pinto de Moraes Junior, është 26 vjeç, aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe përveç aventurave në vendlindje, ka luajtur në Norvegji me Molden dhe Finlandë me RoPs. Prej muajit janar është pa skuadër dhe tani do të provojë eksperiencën në futbollin shqiptar.

Agnaldo ka firmosur më klubin krutan dhe ditën e sotme i është bashkuar në stërvitje skuadrës së re. Ky është përforcimi i parë zyrtar për Kastriotin, që në ditët e ardhshme pritet të prezantojë të tjera prurje. /abcnews.al