Goditja e madhe në merkato, Bylis prezanton bomberin nigerian

schedule19:09 - 4 Tetor, 2020

schedule 19:09 - 4 Tetor, 2020

Qudus Lawal ka zbarkuar në Shqipëri dhe ka firmosur me Bylisin. Sulmuesi nigerian është dhurata e madhe e presidentit Kapllanaj për trajnerin Dovedan.

Shtatlarti 25-vjeçar ka luajtur në futbollin amerikan, teksa sezonin e fundit e mbylli me San Diego Loyal, ekip që ka si trajner legjendën Landon Donovan.

Klubi ballshiot ka prezantuar Lawal si përforcimin më të ri të skuadrës, teksa sulmuesi afrikan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!