Real Madrid nuk e ka plotësuar akoma boshllëkun e krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos. Ylli portugez siguronte gola pafund dhe klubi spanjoll do të bëjë një përforcim të rëndësishëm në sulm këtë verë. Tre të preferuarit e Zinedine Zidane janë Sadio Mane, Erling Haaland dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Ky i fundit është zgjidhja e tretë. Po i pari? Mediat angleze raportojnë se ai është Haaland, bomberi i Dortmund. Trajneri francez e preferon më shumë se afrikanin e Liverpool. Një lajm pozitiv për Jurgen Klopp dhe tifozët e “The Reds”, të cilët shpresojnë ta shohin sërish në “Anfield” senegalezin.
Rikthehemi te Haaland. 19-vjeçari po konfirmohet një makineri golash edhe te Dortmund. Reali do të nisë shumë shpejt ofensivën dhe po përgatit një ofertë të parefuzueshme, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë për të bindur klubin gjerman që të lërë të lirë yllin viking. /abcnews.al