Agim Ibraimi mbetet në Superiore, sikurse edhe pritej. Sulmuesi anësor ka nënshkruar me Dinamon, që këmbënguli më shumë se çdo klub.
Sot 18 herë kampionët e vendit kanë dalë edhe me njoftim”Agim Ibraimi, afrimi radhës tek Dinamo. Futboll Klub Dinamo zyrtarizon afrimin e radhës, Agim Ibraimi.
Mesfushori 32-vjeçar me një karrierë të pasur jashtë vendit dhe së fundmi një eksperiencë në Superiore, bashkohet nesër me skuadrën për tu vënë në urdhrat e trajnerit Shkëmbi”.
Ibraimi verën e shkuar zgjodhi Superioren dhe te Kukësi shënoi 15 gola, ndërkohë që iu besua edhe shiriti i kapitenit. /abcnews.al