Etleva Delia autore e “Gjërat Tona”, në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për operacionin e zhvilluar në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, ku u arrestuan 7 persona.
Gjatë intervistës në studio, Delia tha se dy kushërinjtë Rraja ishin me precedentë penalë. Gjithashtu theksoi se Nikla “është baza” që lidhte grupet kriminale, që u zbulua nga zbërthimi i bisedave në “sky ecc”.
“Janë 14 urdhër arreste të firmosur nga SPAK. 7 janë ekzekutuar. Ndërsa 4 ë tjerë janë shpallur në kërkim. Mes këtyre 14 personave, 5 prej tyre janë drejtues. Ndërsa dy prej personave kryesorë janë djali dhe kushëriri i ish-deputetit Rrahman Rraja. Ndaj tyre është ngritur akuzë grup i strukturuar kriminal. Grupi u zbërthyer nga bisedat në “sky ecc”. Në zonën e Niklës njiheshin si fis i fortë”, tha ajo.
Gjithashtu Delia tha se janë pesë grup që kanë bashkëvepruar me njëri tjetrin dhe mesa duket lidhja ka qenë zona e Niklës.
Ndërsa shtoi se është ende herët për të përcaktuar rolet e secilit prej tyre, pasi ende nuk ka edhe një komunikatë zyrtarë nga SPAK.
“Rrahman Rraja, ish deputet u bë më shumë i njohur nga incidentet e të birit. Një tjetër rast ishte kur të gjithë si fis dhunuan dy vëllezërit Maja, ku edhe u publikua një video. Dhe vetëm pas kësaj Rrahman Rraja dha dorëheqjen”, tha ndër të tjera Delia.
/abcnews.al/

