Goditja e grupeve kriminale/ Gazetarja: SPAK ka lëshuar urdhër arreste edhe për disa familjarë të deputetëve

schedule09:30 - 20 Maj, 2024

schedule 09:30 - 20 Maj, 2024

Gazetarja Fatjona Mejdini ka ndarë detaje lidhur me operacionin e SPAK, ku u goditën 7 grupet kriminale dhe u arrestuan dhjetra persona.

Në një lidhje me Skype për emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka deklaruar se gjithçka u zbulua përmes mesazheve që janë shkëmbyer në aplikacionin Sky ECC, përmes periudhës kohore nga viti 2019 deri në vitin 2021.

“Duhet të kuptojmë që operacioni ka ndodhur nëpërmjet mesazheve që janë shkëmbyer në aplikacionin Sky ECC, përmes periudhës kohore nga viti 2019 deri në vitin 2021. Duhet të kuptojmë që një pjesë e drejtuesve të mirë kriminalë shqiptarë kanë kohë në fakt që janë larguar nga vendi që në momentin që kanë kuptuar që SPAK ka një bashkëpunim shumë të mirë me autoritet ligjzbatuese të Perëndimit, që kanë bërë të mundur thyerjen e aplikacionit Sky ECC dhe kanë marrë të dhënat”.

Sakaq, gazetarja ka thënë se SPAK ka lëshuar urdhër arreste edhe për disa familjarë të deputetëve që janë sot në parlament.

“Përveç pjesës së parave në ndërtim apo real state, apo në të gjithë këto elemente klasike që ne kemi parë deri tani, prapë e rëndësishme mbetet dhe pastrimi i parave përmes partive politike duhet të kuptojmë që të gjitha këta elemente po t’i shikosh janë të gjithë të lidhur me politikën. Karakteristika e grupeve kriminale, jo sot por që përpara 32 vitesh kur aktivitetet kriminale nisën të kryeheshin ka qene karakteristika e lidhjes me politikën. Këto kanë qene grupe simbiotike që kanë qene ushqyer nga politika, ushqenin politikën në kohë të veçanta dhe nga ana tjetër bashkëpunonin për të marrë më të mirën. Në fakt, po të shikosh se çfarë mund të bësh me 3 milionë euro cash dhe kjo është një pjesë e vogël e fuqisë së tyre kriminale. Sigurisht një problem ka qene dhe përdorimi në fushata zgjedhore. Ky është një problem që vjen përpara zgjedhjeve dhe është shumë e rëndësishme që të priten lidhjen e fundit simbiotike mes politikës dhe krimit.

Familjarë të deputetëve të tjerë që janë sot në parlament, janë pjesë e asaj liste, ndaj të cilëve është shpallur urdhër arresti. Kjo simbioza është një elementet më problematike që ne shikojmë”, theksoi Mejdini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!