Skuadra e Kukësit ka përshpejtuar procedurat, teksa ka arritur që në limitin e kohës të bëjë të mundur edhe federimin e lojtarit Gabriel Barbosa Avelino.
Sipas “Panorama Sport” 23-vjeçari vjen në formë huazimi te verilindorët, teksa do të përforcojë kështu repartin e sulmit.
Braziliani në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit grek, Levadiakos, ku shënoi katër gola në 12 ndeshje të luajtura në periudhën shkurt-maj 2022, teksa tashmë do të vihet nën urdhrat e Skënder Gegës. /f.a/abcnews.al