Video e dy futbollistëve të Chelsea, Marcos Alonso dhe Willy Caballero, është bërë virale në Twitter. Kjo video, ka marrë më shumë se 1.7 milion shikime dhe klubi londinez ka vendosur ta rikthejë sërish në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Në këtë video, shihet si ekzekutohet goditja perfekte e dënimit. Portieri Caballero kapet në traversë dhe vendos këmbët në shtyllë, duke lënë të lirë vetëm trekëndëshin e portës. Ndërsa mbrojtësi i majtë spanjoll, ekzekuton me mjeshtëri, duke gjetur pikërisht hapësirën e lënë bosh nga Caballero. Një dyshe fantastike…/abcnews.al
Postage. Stamp. ?
? @MarcosAlonso03 @Willy_Caballero pic.twitter.com/iQZ7Y54bzo
— Chelsea FC – #StayHomeSaveLives (@ChelseaFC) April 5, 2020