Goditja e 7 grupeve kriminale nga SPAK/ Operacion dy ditor, sekuestrohen rreth 3 milionë euro

schedule15:10 - 18 Maj, 2024

schedule 15:10 - 18 Maj, 2024

Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se në sajë të një megaoperacioni ndërkombëtar ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale duke  shkatërruar 7 grupe të strukturuara të shtrirë në disa nga qytetet si Tiranë, Durrësi, Vlora, Lezha, Fushë Kruja dhe Rrësheni.

Me vendim të gjykatës së Posaçme SPAK ka lëshuar 50 urdhër arreste, ku janë deri më tani janë arrestuar 20 persona, 14 prej të cilëve në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit, duke shpallur 30 të tjerë në kërkim. Nga ana tjetër janë zbardhur dhe dokumentuar 21 ngjarje të rënda kriminale, duke përfshirë vrasje, atentate të mbetura në tentative, trafik droge pastrim parash dhe veprime të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.

Sipas prokurorisë, përplasjet më të ashpra kanë ndodhur mes grupit që drejtohej nga Ervis Martinaj që së bashkua me grupin e ish-deputetit Arben Ndoka në Lezhë të mbështetura nga Emiljano Shullazi dhe Astrit e Aldo Avdylaj, përballë Durim Bamit dhe vëllezërve Leonard e Erlis Duka të mbështetur nga Fatmir Hyseni në Vlorë.  Nga hetimet ka rezultuar se Martinaj ka kërkuar vrasjen e Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit, ndërsa ky I fundit në bashkëpunim me vëllezërit Duka ka tentuar të eliminojnë Martinajn dhe Arben Ndokën.

Sipas prokurorisë në korrik të 2020-tës Ervis Martinaj ka rënë pre e një atentat në qytetin e Burrelit. Në atë kohë autorët nuk janë identifikuar, ndërsa dyshohet se organizatorë kanë qenë grupi i drejtuar nga Bami dhe vëllezërit Duka. Nga ana tjetër Emiljano Shullazi që është dënuar për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe I dyshuar si I përfshirë në atentatin ndaj Vajdin Lames, ka  kontaktuar Tesi Bashon për të realizuar vrasjen e Durim Bamit për llogari të Martinajt dhe Arben Ndokës.

Kështu, në nëntor të vitit 2020, Bami ra pre e një atentati me armë pranë urëz së Tapizës në Fushë-Krujë, por makina me të cilën ai udhëtonte ishte e blinduar dhe për këtë ai I shpëtoi atentatit. Hetimet kanë zbuluar edhe një tjetër grup kriminal, të drejtuar nga shtetasi Edison Reçi, nipi i Kastriot Reçit që u vra në janar të 2020-tës me snajper në Rrëshen. Reçi me qëllim hakmarrjen ka organizuar vrasjen e shtetasit Preng Gjini në shtator të 2020-tës, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Pjesë e hetimeve janë edhe 4 punonjës policie, dy prej të cilëve ish-zyrtarë të lartë dhe 2 ish-efektivë të repartit special RENEA. Rezulton se shefi i antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini dhe ish-drejtori i policisë Herigert Mitri jepnin informacione tek grupi i Edison Rreëit për lëvizjet e Preng Gjinit. Po kështu, ata bashkëpunojnë edhe në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në zonën e Lezhës. Po kështu ish-efektivi i RENEA-s Altin Mora rezulton se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës e Tapizës.

Prokuroria e Posaçme ka  bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke dhe ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete por edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Operacioni i që filloi prej orëve të para të së premtes ka zgjatur për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Janë sekustruar rreth 3 milion euro kesh, Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta, Ora të markave të shtrenjta, Armë zjarri dhe Automjete luksoze, 5 prej tyre të blinduara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!