Goditi për vdekje me skaf fëmijën 7 vjeç, ish-shefi i Komisariatit të Himarës i arrestuar më parë se favorizoi kultivimin e drogës

schedule15:10 - 2 Gusht, 2022

schedule 15:10 - 2 Gusht, 2022

Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën ditën e sotme në Himarë, pasi e goditi një skaf në breg. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit dhe ka tronditur opinionin publik.

Si pasojë e goditjes fëmija humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Arjan Tase.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.

Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!