Goditi për vdekje me skaf fëmijën 7 vjeç, autori ish-shef i komisariatit të Himarës

schedule15:02 - 2 Gusht, 2022

schedule 15:02 - 2 Gusht, 2022

Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 7-vjeçar.

Ngjarja ndodhi ditën  e sotëm në plazhin e Potamit.

I mituri ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Lexo edhe: Goditi për vdekje me skaf fëmijën 5 vjeç, ish-shefi i Komisariatit të Himarës i arrestuar më parë se favorizoi kultivimin e drogës

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit  për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!