Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën ditën e sotme në Himarë, pasi e goditi një skaf në breg. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit dhe ka tronditur opinionin publik.
Si pasojë e goditjes fëmija humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Arjan Tase.
Ky i fundit nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.
Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.
/abcnews.al