Goditi me thikë të riun/ Burg autorit të dyshuar, e pëson dhe mjeku i Spitalit në Elbasan

schedule12:24 - 13 Tetor, 2024

schedule 12:24 - 13 Tetor, 2024

Një konflikt i fortë fizik dhe me armë të ftohta ka ndodhur dy ditë më parë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku Anton Kasa tentoi të vriste me mjet të mprehtë, 36-vjeçarin Denis Bardhin.

Si pasojë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur këtë diel arrest në burg për Anton Kasën dhe Detyrim paraqitjeje për mjekun Klidi Dodi, pasi nuk e njoftoi policinë kur Bardhi u paraqit në spital.

Njoftimet e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan:

Për mjekun Klidi Dodin:

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K.D., i ndaluar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  3. Caktimin e masave të sigurimit personal “Detyrimit për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”, “Ndalimit të daljes jashtë shtetit ”dhe “Pezullimit të ushtrimit të detyrës a shërbimit publik” të parashikuar nga nenet 233, 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Klidit Dodi
  4. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 12:00.
  5. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.
  6. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të depozitojë pranë prokurorisë mjetet e identifikimit pasaportë dhe kartë identiteti.
  7. Urdhërohet pezullimi nga detyra e mjekut e personit nën hetim K.D.
  8. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim K.D., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
  9. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për ekzekutimin e këtij vendimi.
  10. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
  11. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.

Për 65-vjeçarin Anton Kasën: 

Sot më datë 13.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga Gjyqtar z. Ardit Kuka në përfundim të gjykimit vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A.K., i arrestuar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 78-22 të Kodit Penal.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.K..
  4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për ekzekutimin e këtij vendimi.
  5. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
  6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij./abcnews.al