Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës. Si pasojë një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur. Pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur edhe arrestimi i autorit 25-vjeçar, banues në Stan Karbunarë. I plagosuri ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/abcnews.al/