Goditi me thikë kuzhinierin në një restorant në Selanik, 55 vjeçari shqiptar pretendon se ishte i dehur

schedule11:39 - 13 Mars, 2024

schedule 11:39 - 13 Mars, 2024

55 vjeçari shqiptar, që goditi me thikë kuzhinierin në një restorant në Selanik, ka kërkuar falje për ngjarjen. Shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj bashkatdhetarit të tij 65-vjeçar dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas informacioneve, i pandehuri pritet të argumentojë se veprën e ka kryer në gjendje të dehur, gjatë një debati dhe nuk ka pasur qëllim të vriste kuzhinierin.

Siç tha avokati që e përfaqëson, Lefteris Bilionas, 55-vjeçari është penduar për veprimin e tij dhe ndodhet në gjendje të keqe psikologjike, ndërsa ka kontaktuar edhe me kuzhinierin për të shprehur keqardhjen për atë që ka bërë dhe për të kërkuar falje.

Ngjarja ndodhi në fillim të muajit mars pas një debati mes dy personave. 55-vjeçari goditi me thikë në bark kuzhinierin shqiptar 65-vjeçar dhe arsyeja mësohet të jetë sipas viktimës se nuk i ka pëlqyer bukaqë i është servirur. Më pas i akuzuari ka filluar të ofendojë kuzhinierin dhe gjatë përleshjes e ka plagosur me thikë, ndërsa menjëherë pas kësaj është larguar me vrap.

65-vjeçari duhej të shtrohej në spital dhe iu nënshtrua një operacioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!