Goditi me thikë dy vëllezërit adoleshentë që i shtypën qenin, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

schedule18:34 - 8 Maj, 2022

schedule 18:34 - 8 Maj, 2022

Policia në Sarandë ka vënë në pranga Ibrahim Dudën, i cili goditi me thikë dy vëllezër adoleshente pasi i shtypën qenin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar Dudës  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 24 prill në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”.

Kujtojmë se zënka mes 43-vjeçarit dhe dy vëllezërve adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç ndodhi për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i shtypën me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.

Pas ngjarjes Duda u arratis. Ai njihet si përdorues i drogave të forta, dhe është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!