Një gjykatë në Tokio dënoi me 19 vjet burg një 37-vjeçar që goditi me thikë tre pasagjerë në një tren në vitin 2021. Gjykata vendosi që Yusuke Tsushima përzgjodhi rastësisht viktimat e mundshme, të cilat i sulmoi me “qëllim për t’i vrarë”.
Më 6 gusht 2021, Tsushima goditi një studente 20-vjeçare në gjoks dhe shpinë, ndërsa plagosi një grua rreth të 50-tave dhe një burrë rreth të 30-tave. Nga ky incident mbetën të plagosur gjithsej 10 persona.
Më herët ditën që ai sulmoi pasagjerët e trenit, një punonjëse femër në një dyqan ushqimesh në Tokio thirri policinë pasi e akuzoi atë për vjedhje.
Tsushima i tha policisë se donte të vriste punonjësen e dyqanit, por e ndryshoi objektivin e tij duke sulmuar pasagjerët e trenit kur vuri re se dyqani ishte gati të mbyllej.
Kamerat e sigurisë në tren kapën imazhe të Tsushima që godiste studenten disa herë. Nëntë viktimat e tjera, duke përfshirë gra dhe burra, u plagosën nga plagët me thikë të Tsushima ose gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar sulmuesit të tërbuar.
/abcnews.al