Goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie/ Fier, arrestohet 31-vjeçari

schedule11:16 - 23 Mars, 2025

schedule 11:16 - 23 Mars, 2025

Një 31-vjeçar u arrestua nga policia në Roskovec të Fierit.

31-vjeçari goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 31 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!