Goditi komedianin pas batutës për gruan, kur partnerja e Will Smith fliste për sëmundjen që vuan

schedule12:55 - 28 Mars, 2022

schedule 12:55 - 28 Mars, 2022

Shpulla e Will Smith ndaj komedianit Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar nxiti reagime mediatike për gjestin e dhunshëm të aktorit. Natyrisht, reagimi i tij ekstrem nuk justifikohet. Por veprimi erdhi pas shakasë që bëri për flokët e rruara të gruas së tij, Jada Pinkett.

Komediani preku një problem familjar, ndonëse pa dashje. Jada nuk e ka rruar kokën për çështje stilistike por si rezultat i alopecisë me të cilën aktorja është diagnostikuar vitet e fundit. Hera e parë që foli hapur për sëmundjen autoimune ishte në një intervistë që dha në vitin 2018.

Will Smith appeared to hit Chris Rock at the Oscars.

“Një ditë isha në dush dhe e gjeta veten me një tufë flokësh në duar dhe isha në një fazë: “O Zot, do të bëhem tullace”. Ishte një nga ato momentet në jetën time që u drodha nga frika. Prandaj i pres flokët dhe vazhdoj t’i pres. Të gjithë e dini që unë luftoj kundër alopecisë.”

Zgjedhja e Jada Pinkett Smith për të ndarë përvojën e saj, edhe pse e përshkruar nga shumë njerëz si e paprecedentë, është frymëzuese. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!