Goditet trafiku i kokainës/ Operacion Shqipëri- Itali, arrestime në dy vendet

schedule12:27 - 5 Nëntor, 2024

schedule 12:27 - 5 Nëntor, 2024

Një operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë, kundër një rrjeti kriminal të trafikut të kokainës ka çuar në pranga tre persona në vendin tonë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK, në Shqipëri, kontrollet e policisë së shtetit, janë shtrir në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Ka qënë autoritetet Italiane të cilët pas një hetimi 6 mujor dhe zbëthimeve të kominikimeve, kanë rënë në gjurmët e rrjetit të trafikantëve shqiptar, të cilët mësohet se trafikonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, për në Europë. Droga më pas shpërndahej në Itali, Belgjikë dhe në Holandë.

Në Italia, me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar në total, 8 urdhra ndalimi, konkretisht, 5 urdhër arrestimi me burg , 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje. Baza e grupit te trafikaneteve ishte ne Milano dhe Modena, ndersa vec SPak dhe autoritetve italiane, ne operacion jane perfshire dhe Europol dhe Eurojust.

Në total sipas autoritetev Italian, ky grup kriminal në 6 muaj është përgjegjës për trafikimin e 5 milion eurove nga Amerika Latine për në Europë.

Hetimet në Shqipëri dhe Itali, vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku të kokainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!