SPAK ka zbërthyer skemën e grupit kriminal të trafikut të kokainës. Sipas SPAK organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela, me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar
Gjithashtu nga ky operacion u zbulua edhe roli i anëtarëve të tjerë të grupit dhe se si kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit, dhe të sistemin gjyqësor duke i shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione.
Ajo çfarë përmendet në njoftimin zyrtar të SPAK është edhe fakti se kjo organizatë kriminale, përmes bashkëpunimit me dy gazetarë Artan Hoxha dhe Elton Qyno kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.
Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine.
Theksohet se organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latine.
/abcnews.al/