Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Goditet ‘rrjeti’ i prostitucionit në Elbasan, arrestohen 7 të huaj, dy në kërkim

schedule11:07 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 11:07 - 7 Dhjetor, 2024

Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Në pranga kanë rënë 7 shtetas të huaj, një është proceduar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Këta shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente me qira në lagje të Elbasanit, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Policia sekuestroi 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!