Pesë persona janë vënë në masën e arrestit nga Gjykata e Laçit pas operacionit “Kolaudimi” . Sipas policisë, dy persona janë shpallur në kërkim dhe janë në masën e sigurisë arrest me burg. Kurse dy persona janë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe personi i pestë është në qeli.
Njëri nga personat e shpallur në kërkim është me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik në Laç. Sipas policisë, i gjithë grupi vepronte tek pika e kolaudimit në Laç. Aty kaloheshin makina jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit./abcnews.al