Finalizohet operacioni policor i koduar “Fee”. Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane 20 vjeçe dhe, 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit 25 vjeç dhe 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartament në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.