Një 60 vjeçar është goditur nga rrufeja këtë të martë në Elbasan.
Në momentin që është goditur nga rrufeja 60 vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Shijon të Elbasanit.
Aktualisht 60 vjeçari është në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Jo pak herë shkarkimi elektrik (rrufe) ka sjellë edhe vdekjen e personave që kanë rënë në kontakt me të./abcnews.al