Një 19-vjeçar nga Kosova është goditur me thikë për vdekje në kufirin Kroaci-Serbi. Mediat në Kosovë raportojnë se i riu ishte bashkë me një 35 vjeçar kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Ata u sulmuan nga një grup emigrantësh që tentuan t’i grabisnin. Ai dyshohet të jetë goditur me thikë nga një emigrant nga Afganistani, për të cilin raportohet se është në kërkim policia e Serbisë.
/abcnews.al