Goditet me thikë një nxënës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit. Mësohet se një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/