Goditet krimi kibernetik/ Operacion i Europol kundër hakerave, 20 urdhërarreste

schedule18:01 - 23 Maj, 2025

schedule 18:01 - 23 Maj, 2025

Europol dhe Eurojust kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të hakerave ransomware. Sulmet ransomware janë një formë e krimit kibernetik në të cilën sulmuesit bllokojnë të dhënat e një personi dhe kërkojnë shpërblim në këmbim të zhbllokimit të tyre.

Spitalet, shkollat, bizneset dhe qeveritë lokalë janë shpesh në qendër të këtyre sulmeve.

Operacioni u mbajt nga data 19 deri në 22 maj dhe Europol dhe Eurojust lëshuan 20 fletë arreste ndërkombëtare dhe u sekuestruan 3.5 milionë euro kriptovaluta.

Europol goditi pikërisht burimin e sulmit, duke bllokuar disa programe që përdoreshin për sulmet kibernetike. Disa prej tyre shpesh u shiteshin si shërbim hakerave të tjerë, të cilët i përdornin për të depërtuar në rrjetet e objektivave përpara se të nisin sulme në shkallë të gjerë ransomëare.

18 të dyshuarit kryesorë do të shtohen sot në listën e më të kërkuarve të Bashkimit Evropian.

Teksa operacioni zhvillohej, në selinë e Europol në Hagë u ngrit një qendër komandimi. Për këtë aksion, bashkë me Europol dhe Eurojust punuan edhe hetues nga Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!