Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditet ‘kalaja e drejtësisë’/ Sari: Konflikti nisi në 2012, familja Shkëmbi mori pronën pa vendim të Këshillit Bashkiak Shkodër

schedule20:32 - 6 Tetor, 2025

schedule 20:32 - 6 Tetor, 2025

Kryeqyteti u trondit nga atentati në sallën e gjyqit ndaj gjykatësit Astrit Kalaja i cili u ekzekutua me tre plumba. Gazetarja Bleona Sari tha për ‘Real Story’ se gjykatësi kishte njohje personale me Gjon Shkëmbin, xhaxhain e autorit i cili la të vdekur gjyqtarin dhe plagosi dy të tjerë. Sipas Sarit, pasi është marrë në pyetje, Shkëmbi ka pasur pretendime se vendimi duhet të ishte në favor të tyre.

“Anëtarët e familjes Shkëmbi janë marrë në pyetje. Familja e gjyqtarit Kalaja, duke qenë se ishin dhe nga Shkodra, kishin njohje familjare me familjen e autorit. Madje janë parë dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit në Gjykatë. Gjon Shkëmbi duke pasur dhe konfidenca, ka pasur pretendime që vendimi do ishte në favor të tyre. Në një farë mënyre nuk e priste vendimin.”

Ndër të tjera, gazetarja Sari tha se konflikti nisi në 2012 ku familja Shkëmbi mori pronën pa vendim të Këshillit Bashkiak Shkodër.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!