Goditet grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria në Athinë

schedule17:49 - 13 Shkurt, 2019

schedule 17:49 - 13 Shkurt, 2019

Goditet nga policia greke një rrjet trafikantësh që sillte sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria, nëpërmjet kufirit tokësor përgjatë zonës së Thesprotisë, dhe e trafikonte kryesisht në Athinë .

Sipas shefi të drejtorisë së sigurimit publik të Athinës, që nga Shtatori i vitit të kaluar deri në ditët e fundit, grupi kishte trafikuar 500 kg kanabis, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë. Gjatë operacioneve të zhvilluara në qytete të ndryshme të Athinës u arrestuan 21 persona, kryesisht grekë dhe shqiptarë, si të implikuar me rrjetin në fjalë.Nga kontrollet e ushtruara në banesa, automjete dhe vende magazinimi, u sekuestrua mbi 142 kg kanabis, 3,3 kg kokainë, një sasi e vogël heroine, një pistoletë dhe mbi 17 mijë euro./abcnews.al