Goditet grupi që shiste drogë në Gjirokastër, 5 të arrestuar

schedule14:49 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 14:49 - 5 Dhjetor, 2024

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës për drogë. Sipas policisë, këta persona vepronin si grup dhe shisnin doza kanabisi dhe kokaine në Gjirokastër, Përmet dhe Këlcyrë.

Lënda narkotike sigurohej nga dy prej të arrestuarve, vëllezër, ndërsa tre të tjerët u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash të fituara nga shitja e tyre.

Policia sekuestroi rreth 3.5 kg kanabis, që u gjet në banesën e dy vëllezërve, 37 900 lekë dhe 2 automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!