Goditet grupi kriminal që merrej me lëndë narkotike

schedule10:07 - 17 Nëntor, 2018

schedule 10:07 - 17 Nëntor, 2018

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pas një operacioni kundër lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruan policia të arrestuar janë ata që e shisnin dhe ata që do blinin drogën.

Operacioni policor antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë ku nga hetimet e kryera, Arben Metaj, 47 vjeç dhe Martin e Sokol Bushi, ky i fundit 23 vjeç, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me një kamionçinë drejt Tiranës.

Këtu ka filluar ndjekja nga  ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, me qëllim kapjen e blerësave.

Gjatë gjithë kohës tre të sipërpërmendurit janë mbajtur nën vëzhgim. Policia ka ndërhyrë kur Renaldo Gecaj, 46 vjeç dhe Edi Tafa, 22 vjeç do blinin lëndën narkotike në Tiranë. Në këtë mënyrë u arrestuan të gjithë personat e përfshirë.

Uniformat blu kanë sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale rreth 50 kilogramë kanabis në formën e çokollatës, 1 automjet frigoriferik tip “Renault”, 1 autoveturë tip “Peugeot 407” si dhe 7 aparatë celularë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!