Zbardhet operacioni i policisë në Elbasan: 3 të arrestuar për shpërndarje kokaine, armë të sekuestruara

schedule10:18 - 24 Mars, 2021

schedule 10:18 - 24 Mars, 2021

Policia në Elbasan ka goditur një grup që merreshin me shpërndarjen e kokainës në Elbasan. Pas pesë muajsh hetime, është finalizuar operacioni i koduar “Bulevardi”, në kuadër të së cilit janë vënë në pranga tre persona.

Të arrestuarit janë Gezim Mama, 34 vjeç, Hekuran Halili, 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Mësohet se, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 54-vjeçarit S. S., policia gjeti dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Nga hetimet e kryera, rezulton se tre të arrestuarit merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit. Kujtojmë se mbrëmjen e së martës, policia në Elbasan zhvilloi një aksion blic në qendër të qytetit.  Pas operacionit u shoqëruan disa persona nga një banesë, pas dyshimeve se aty kishin armë dhe drogë.

Pamje nga operacioni i djeshëm. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!