Goditën Sahit Dollapin, nisin hetimet për 8 efektivë të FNSH-së

schedule10:02 - 21 Maj, 2019

schedule 10:02 - 21 Maj, 2019

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetim për tetë efektivët e FNSH-së të cilët shoqëruan me dhunë sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, gjatë protestës së 11 Majit të opozitës së bashkuar.

Në analizimin e pamjeve filmike, prokuroria ka vërejtur se efektivët e kanë goditur Dollapin me shkopa gome, pak çaste pasi ai është rrëzuar përtokë. Ndërkohë për protestën e 11 Majit nga policia u arrestuan 50 manifestues, ndërsa Gjykata e Tiranës liroi 30 prej tyre./ABC News Albania 24/7