Goditën punonjësit e OSHEE-së, arrestohet 54-vjeçari! Shpallet në kërkim djali i tij

schedule13:18 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 13:18 - 20 Dhjetor, 2020

Një 54-vjeçar me inicialet P.C. është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij Xh.C. 19-vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grusht punonjësit e OSHE-së.

“Goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi:

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit  R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!