Një goditje rrufeje në qytetin e Dresdenit në Gjermaninë lindore mbrëmjen e së hënës ka lënduar 10 persona, katër prej tyre në gjendje të rëndë.
Rrufeja goditi gjatë një stuhie në qytetin gjerman pak pas orës 17:00.
Shërbimet e urgjencës shpëtuan dy burra pasi pësuan arrest kardiak pas incidentit.
Tre gra dhe shtatë burra të moshës 26 deri në 41 vjeç u plagosën dhe u dërguan në spitalet aty pranë./abcnews.al

