Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale A.M. 20 vjeç dhe ka referuar materialet në Prokurori për një 17 vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë një 18 vjeçar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë goditur me mjet prerës shtetasin B. C., 18 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 17 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë goditur me mjet prerës shtetasin B. C., 18 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.