Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, teksa kushëriri i tij është shpallur në kërkim, pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta.
29-vjeçari së bashku me kushëririn, goditën me sende të forta një person.
Gjatë konfliktit, ai qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.
Policia eskuestroi armën e gjahut, e cila posedohej pa leje./abcnews.al