Dy persona banues në Roskovec kanë rënë në prangat e policisë. Mësohet se 35-vjeçari E. Xh dhe Sh. Xh., 40 vjeç për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta një 40-vjeçar.
Për shkak të plagëve të marra 40-vjeçari E. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Fier/Informacion
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:
E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.