Goditën agjentët e BKH/ Arrestohen autorët, nipat e ish kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj

schedule10:27 - 16 Prill, 2025

schedule 10:27 - 16 Prill, 2025

Agjentët e BKH u goditën nga 3 persona, të cilët rezultojnë të jenë nipat e ish kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se tre të rinjtë janë arrestuar. Mësohet se dhuna ndaj agjentëve, erdhi për shkak të një vendparkimi të gabuar.

“Situata ka ndodhur për një vendparkim të gabuar. Janë konfliktuar me agjentët, pa e ditur se cilët ishin këta persona. Hetimet do të sqarojnë situatën, të irnjtë e arrestuar, kanë deklrarur se nuk kishin dijeni për statusin e personave me të cilët ishin konfliktuar. Agjentët e BKH janë goditur nga të rinjtë. Janë nipërit e zotit Agron Kapllanajt, personi i tretë është nipi i tyre i afërt”, raportoi gazetarja Valbona Davidhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!