Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Godisni dronët dhe avionët rusë”, ekspertja analizon deklaratën e Trump: Mesazh unifikim brenda Aleancës

schedule21:32 - 23 Shtator, 2025

schedule 21:32 - 23 Shtator, 2025

TIRANË- Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, në një prononcim për emisionin “War Report” në ABC News, komentoi rëndësinë e deklaratës së fundit të Donald Trump, i cili inkurajojë vendete  NATO-s të godasin avionët dhe dronët rusë në shkelin hapësirën e tyre ajrore.

Ajo theksoi se deklarata e Trump tregoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut është më e unifikuar se kurrë.

“Deklarata e Trump ishte e rëndësishme. Ajo konfirmoi se Aleanca është më e unifikuar se kurrë dhe se SHBA jo vetëm që mbetet aleati kryesor, por është edhe shtylla kryesore e NATO-s,” – u shpreh Sotiri.

Sipas saj, fjalimi i Trump jo vetëm që dha një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj provokimeve ruse, por gjithashtu përçoi një mesazh të qartë për presidentin rus Vladimir Putin mbi angazhimin e fortë të SHBA në mbrojtjen e Evropës.

“Ishte një deklaratë e nevojshme, e cila forcon gatishmërinë dhe besueshmërinë e NATO-s në kohë të vështira. Trump tregoi se Amerika është më e angazhuar se kurrë më parë”, shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!