Godinat ushtarake do kthehen në hotele/ Eksperti i ekonomisë: Një iniciativë shumë e mirë për industrinë turistike

schedule14:30 - 26 Nëntor, 2024

schedule 14:30 - 26 Nëntor, 2024

TIRANË- Godinat ushtarake të braktisura në Bulqizë do të transformohen në  njësi hotelerie, treg artizanal si dhe një park për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren prezantuan projektin për Parkun “Divizioni” një model i zhvillimit të turizmit, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh.

Kreu i qeverisë theksoi se ky projekt do të kthehet në një motor ekonomie për qytetin. Eksperti i ekonomisë, Ferjolt Ozuni, ishte i ftuar në emisionin “Money Report”, ku analizoi iniciativën qeverisë shqiptare, e cila synon që zonat e braktisura të rivilatizohen përmes investimeve.

Ai tha se kjo qasja e qeverisë është shumë pozitive për ekonominë dhe industrinë turistike. Më tej, eksperti thekson se personat, të cilët kanë fituar eksperiencë jashtë vendit mund ta shohin si alternativë për të investuar kapitalin e tyre financiar.

“Një iniciativë si kjo është një iniciativë shumë e mirë për industrinë turistike. Plani i qeverisë është një goditje jo e përqendruar në një objektiv të caktuar, por synon të zgjerohet. Po tentohet kthimi i njerëzve në zonat rurale, kryesisht ata të emigracionit, që kanë arritur të bëjnë diçka dhe kanë kapacitet që mund ta investojnë. Kërkesa është e madhe për të investuar kapitalet e tyre në këtë sektor. Targeti për këto kërkesa investimesh janë persona që e njohin sadopak sektorin në vendet ku ata jetojnë. Nuk mund të vijë një person, i cili nuk ka informacione dhe njohuri për këtë sektor. Kryesisht janë persona, që kanë eksperiencë jashtë dhe duan ta riinvestojnë kapitalin e tyre në Shqipëri”, tha ai.

Ai komentoi dhe “Paketën e Maleve”, një iniciativë që siç tha kryeministri Rama është hedhur për konsultim publik. Kjo formë shtoi Ozuni do të gjallërojë aktivitetet e ekonomisë në zonat rurale.

“Nxit aktivitetet mbështetëse të asaj zone. Duke ardhur turistë në ato zona ata do akomodohen, ata duan transport, duan të ecin, ado ushqehen dhe automatikisht do fillojë të rritet industria agroushqimore”, tha ai./abcnews.al