Godina të reja në “qytetin studenti”/ Përurohen 4 konvikte pas rikonstruksionit

schedule15:34 - 25 Tetor, 2023

schedule 15:34 - 25 Tetor, 2023

Kater konvikte te reja jane peruruar ne qytetion student ne Tirane. Godinat jane rikonstruktuar tortalisht dhe tashme jane gati per te pritur studentet

4 godina të reja  i shtohen  “Qytetit Studenti”

Ato janë rikonstruktuar totalisht dhe kanë hapur dyert për 600 studentë.

Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e  tyre.

“Me Kartën e Studentit jo vetëm që abonenë janë falas, por edhe gjysma e pagesës së konviktit bëhet nga Bashkia e Tiranës. Kostoja për një muaj është 55 mijë lekë të vjetra, ose 1 mijë e 500 lekë dita. Me këtë çmim nuk gjen as një hostel, por ndërkohë duke filluar nga energjia, te pastrimi, te detergjentet e çdo gjë tjetër, paguhet nga bashkia.”

Puna tha Veliaj nuk ndalet me  konviktet 20-21 dhe 22-23 në “Qytetin Studenti”. Një prej projekteve që do të nisë është  Kolegji I Europës.

“Së shpejti nxjerrim urdhërin për transferimin e terminalit nga parkingu i “Qytetit Studenti” te hyrja lindore e Tiranës në Lundër. Transferimi aty na mundëson lirimin e sheshit, ku pastaj fillojmë ndërtimin e Kolegjit të Europës. Për sa kohë edhe Kolegji i Europës, burokratët e ardhshëm të Bashkimit Europian, do të rrinë në konviktet tona, do të thotë se e kanë kaluar filtrin që është punuar me standard evropian, ku ne nuk jemi kursyer dhe besoj e kemi shpërblyer gjithë besimin e prindërve. Mund të ketë shumë njerëz që thonë: ‘O kryetar, studentët janë vetëm 10% e popullsisë’. Studentët mund të jenë 10% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. E shohim si investim për çunat dhe gocat që, me shumë gjasë, do të rrinë në Tiranë dhe do të bëhen pjesë e qytetit tonë”

Punimet në  godinat e  Universitetit Bujqësor, atij të Mjekësisë dhe   fakultetit të Inxhinierisë  kanë përfunduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!