Interi barazoi me Romën, në një ndeshje që ishte deri diku e barabartë. Në kampin zikaltër janë pajtuar me rezultatin, të paktën mbrojtësi Diego Gogin. Uruguaiani, pas ndeshjes ka folur për Sky Sport.
“Jam i kënaqur nga ky barazim, kemi bërë një ndeshje të mirë. Përballë kishim një kundërshtar të fortë dhe ne u përballëm me ta, madje ishim mirë dhe tentuam të fitojmë. Ka edhe barazime në një ndeshje futbolli”, tha fillimisht Godin.
“Dy pikë të humbura? Jo, është një pikë e mirë. Jemi kokë në kokë me Juventusin dhe kur ndeshesh me një ekip të fortë edhe mund të barazosh”, shtoi mbrojtësi qendror, i cili është optimist për atë që po kalon Interi.
“Atmosfera në ekip është e duhura, ashtu sikurse edhe mentaliteti. Kemi parë një stadium të mbushur dhe që ishte pranë nesh. Njerëzit na mbështetën. E përsëris, është një pikë e mirë”, ka përfunduar ish-kapiteni i Atletico Madrid, i cili në verë kaloi tek Interi. /abcnews.al
Milan Skriniar mendon ndryshe nga Godin: “Kemi krijuar shumë raste sonte dhe lamë dy pikë. Roma është një skuadër që prodhon shumë, por për atë që kemi dhënë në fushën e lojës, e kemi merituar të fitojmë. Ishim të pafat për të gjetur golin. Kemi gjithashtu shumë lojtarë të dëmtuar, por ata që i zëvendësuan janë paraqitur mirë”.